Foto: Teatri 'Bekim Fehmiu".

Shfaqja ‘Andorra’ jepet nesër premierë në Prizren

Shfaqja “Andorra” jepet nesër premierë në Teatrin e Qytetit të Prizrenit, “Bekim Fehmiu”.

Shfaqja me tekst të Max Frisch dhe regji të Kushtrim Bekteshit jepet në ora 18:00.

Shfaqja është produksion i Teatrit “Bekim Fehmiu”.

Kjo shfaqje – tragjedi rrëfen fatin tragjik të një të riu hebre me emirin Andri në Andorra (vend fiktiv) i cili në vigjilje të ardhjes së nazizimit ballafaqohet me paragjykimin dhe diskriminimin për shkak të përkatësisë së tij etnike.

Repriza e shfaqjes është të dielën në ora 18:00, po në Teatrin “Bekim Fehmiu”.