Shfaqet ‘Nigdje nikog nemam’, boshnjakët tregojnë çfarë ndodhë nga harresa kolektive

Shfaqja sarajevase “Nigdje nikog nemam” (Askund se kam askënd) e Edward Bond me regji të Alban Ukajt, e dhënë dje në Teatrin Kombëtar të Kosovës ka risjellë në kujtesë pasojat e luftërave të bëra në hapësira e ish Jugosllavisë.

Njëkohësisht edhe pasojat që mund të sjellë për të ardhme harresa e gjithë asaj se çfarë ka ndodhur gjatë viteve të 1990-ta në këto hapësira të Ballkanit Perëndimorë.

Përmes simboleve, lojës së aktorëve dhe mesazhit përçues, drama “Nigdje nikog nemam” shfaqet si protestë kundër harresës, kundër të gjithë atyre që në emër të një kauze kërkojnë të harrohet ajo çfarë ka ndodhur; gjenocidit, vrasjet dhe vuajtjet e popujve. Shfaqja ngrit edhe nevojën për pajtim mes popujve, komunikimin dhe lëvizjen e lirë.

Pas shfaqjes, aktorët Alban Ukaj, Snezana Bogiçeviq, dhe Jasenko Pasiç, dëshmun gjatë një bashkëbisedimi me publikun se pasojat e luftës edhe sot po i vuajnë qytetarët e Bonjës dhe të Kosovës. Aktorët nga Sarajeva tregua sa të vështirë e patën që të vijnë në Prishtinë për të dhënë shfaqjen.

Aktori Alban Ukaj, që ka bërë edhe regjinë e shfaqjes, ka treguar se regjimi i vizave i vënë mes Kosovës dhe Bosnjës po pamundëson kontaktin me vite të qytetarëve të Kosovës që kanë familjarë në Bosnje dhe anasjelltas.

“Peripecitë për me ardh deri këtu kanë qenë të mëdha. Marrja e një vize me ardh këtu ose nga Kosova në Bosnje është barazi me procesin e Kafkës, hiq këtu anën financiare, që me ardh deri këtu me një staf të vogël duhen afër një mijë euro dhe kalimin e disa kufijve shtetëror”, ka thënë Ukaj.

Ai ka thënë se problemi i burokracive, kalimi i disa kufijve, fërkimet dhe mburrjet mes popujve të rajonit kanë lidhje me tekstin e shkuar nga Edwar Bond.

“Shfaqja trego se çfarë e pret njerëzimin nëse  i ç’ kyçet kujtesa. Në pjesë madhe po insiston në ç’kyçjen e kujtesës në Ballkan, për një kauzë më të madhe. Por, ajo veç po shton mllefin dhe po instalon një nacionalizëm të ri që është vështirë i shërueshëm më vonë”, ka pohuar ndër të tjerash Ukaj.

Aktorja Snezana Bogiçeviq ka thënë se kur kanë nisur realizmin e shfaqjes stafi ka biseduar mes vete si do të duket njerëzimi në të ardhmen dhe sa mund të jenë të çliruar nga emocionet. “Por prapë nuk kemi mundur t’i ikim realitetit dhe na është dashur të mbështetemi diku”, ka thënë Bogiçeviq.

Kurse, Jasenko Pasiç ka pohuar se nuk e ka pasur të vështirë realizmin e rolit në shfaqjes. “Kam pasur mjaft shembuj nga lufta dhe ajo çfarë ka ndodhur në Bosnje për t`u mbështetur”, ka thënë Pasiç.

Publiku ka mirëpritur rrëfimin e shfaqjes dhe lojën e aktorëve nga Sarajeva duke u pajtuar se Kosova duhet të gjejë një zgjidhje për t`u mundësuar komunikim më të lehtë mes familjarëve në dy shtetet.

“Gruaja e përkthyesit të librit tim në gjuhë boshnjake ka 7 vjet pa e parë motrën e vet që jeton në Bosnje, pikërisht për shkak të barrierave dhe regjimit të vizave”, ka thënë Agim Vinca, poet, studiues e profesor universitar, i cili dhuroi për stafin e shfaqjes nga një kopje të librit të tij në gjuhën boshnjake.

Shfaqje “Nigdje nikog nemam” nga Sarajeva është dhënë dje (32.12.2019) në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Shfaqja është prodhim i shoqatës “Kontakt”, dhe Teatrit të Luftës në Sarajevë SARTR dhe në TKK është dhënë si shfaqje mysafire.

Drama është shkruar nga Edward Bond, kurse regjia nga Alban Ukaj, aktor nga Kosova i cili ka vite që jeton në Sarajevë. Bond e vendos dramën në një shoqëri post-apokaliptike, e humbur për shkak të konsumizmit, ku emocionet, kujtimet dhe empatia janë të ndaluara. Ekipi i autorëve, përqendroi kontekstin e përshtatur të lojës drejt mohimit të gjenocidit, fajit kolektiv, nderimit të kriminelëve të luftës dhe përballjes me të kaluarën.