Pamje nga ceremonia e shënimit ët Ditës Botërore të Arteve. Foto: Facebook/MKRS

Shënohet Dita Botërore e Arteve

Për herë të parë është shënuar sot edhe në Kosovë Dita Botërore e Arteve.

Shënimi i kësaj ditë është iniciuar nga Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim edhe me Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe Shoqatën e Artistëve Pamorë të Kosovës.

Ceremonia e shënimit të kësaj dite është organizuar në GKK-në në prani të ministrit të MKRS-së, Hajrulla Çeku.

Me këtë rast është hapur edhe një ekspozitë me piktura të autorëve të shquar nga fondi i GKK-së.

Dita Botërore e Arteve  për herë të parë u shënua më 15 prill 2012 nga Shoqata Ndërkombëtare e Arteve Pamore, si partnere e UNESCO-s.

Kjo datë përkon edhe me datëlindjen e artistit të shquar botëror, Leonardo da Vinçi.

Shënimi i kësja date ka për qëllim të krijojë lidhje, bashkëpunime dhe të katalizojë rrjetin ndërkombëtar të artit pamor në botë.