Shënohet 143 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Aktivitete të shumta janë organizuar gjatë ditës së sotme në Prizren, më rastin e 143 vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Zyrtarë të lartë shtetërore morë pjesën në shënimin e kësaj ditë.

Ceremonia qendrore është mbajtur në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare.

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës ka thënë gjatë kësaj ceremonie se Lidhja e Prizrenit themeloi kombin modern shqiptar.

“Kjo është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të kombin shqiptar. LSHK-ja ka themeluar kombin modern shqiptar, sepse paraqet kulmimin politik të rilindjes sonë kombëtare”, ka thënë kryeparlamentari Konjufca.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Ndërsa, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka është shprehur se me LSHK-në shënohet përpjekja e para  gjithëshqiptare për shtet të pavarur shqiptar dhe për mbrojtjen e trojeve etnike.

“Në jemi që ta vazhdojmë punë e tyre dhe gjatë këtyre festave të përkujtojmë sakrificat e atyre që ishin këtu në Prizren 143 më parë, por edhe të gjitha atyre gjeneratave që kontribuuan për realizimin e ëndrrës së pjesëmarrësve të Lidhjes”, ka thënë kryetari Haskuka.

Kurse, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka premtuar mbështetje e ministrisë për përmirësimin e kushteve të Kompleksit të LSHK-së.

“Kompleksi i LSHK-së përmban vlera kulturore e historike për qytetin, shtetin dhe gjithë gjeografinë shqiptare. Ky kompleks paraqet një perlë të trashëgimisë kulturore gjithëkombëtare”, ka thënë Çeku.

Gjatë ditës në kuadër të shënimit të përvjetorit të LSHK-së është hapur edhe panairi i librit, ekspozita me veshje tradicionale dhe është mbajtur konferenca shkencore, “Parlamentarizmi shqiptar ndër vite”.

Në prag të kongresit të Berlinit, më 10 qershor 1878 në Prizren u mblodhën rreth 300 përfaqësuese nga katër vilajetet shqiptare të ish- Perandorisë Osmane, për të kundërshtuar copëtimin e trojeve shqiptare.

Delegatët themeluan Lidhjen e Prizrenit, e cila ishte një organizatë politike dhe ushtarake.

Përveç Prizrenit, LSHK-ja kishte degët e saja në krahina të ndryshme shqiptare. Kryetari LSHK-së ishte Ymer Prizreni.