Skenë nga film “Rrugës”. FOTO: QKK.

“Rrugës” shfaqet në konkurrencë zyrtare në festivalin e filmit në Toronto të Kanadasë

Filmi i shkurtër,, “Rrugës” i Saimir Karahodës do të shfaqet në programin garues, “Short Cuts Competition” në edicionin e 49-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto (Toronto International Film Festival- TIFF) të Kanadasë.

TIFF do të mbahet nga 5 deri më 15 shtator 2024.

Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur se filmi “rrugës” do të shfaqet në TIFF më 9 shtator nga 18:45 dhe 13 shtator nga 21:15.

Filmi i shkurtër, “Rrugës” është shfaqur më 24.05.2024, premierë në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë.

Këtë viti, përveç Kanës, ky shfaqet edhe në Festivalin e Filmit në Sarajevë.  Ndërsa, sonte, më 10.08.2024, do të ketë premierë kombëtare me rastin e mbylljes së edicionit të 23- të “DokuFestit”.

Filmi “Rrugës” sjell tregimin e një babai dhe djalit të tij në rrugën e tyre për në aeroport për të marrë një dhuratë të ardhur nga jashtë, e dërguar nga kumbari i djalit. Ndërsa përballen me pengesa burokratike dhe një perspektivë të pakëndshme për ndryshime reale politike dhe sociale në vendin e tyre, ata gjejnë ngushëllim dhe forcë në optimizmin e tyre të përbashkët për të ardhmen.

Në rolet kryesore luajnë: Ylber Mehmeti dhe Miron Karahoda.