Rregullorja për rekrutimin e zyrtarëve publik mban peng hapjen e konkursi për drejtor të Teatrit Kombëtar

Konkursi për zgjedhje e drejtorit të përgjithshëm dhe udhëheqësit artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës nuk do të hapen pa miratimin e rregullores për rekrutimin e zyrtarëve publik dhe akteve tjera nën ligjore që burojnë nga Ligji për Zyrtar Publik.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka emëruar Këshillin e ri të Teatrit Kombëtar, por ky Këshill për zgjedhjen e dy drejtuesve të këtij teatri ministria edhe Këshilli drejtuesi duhet të presin miratimin e rregullores nga Qeveria.

MKRS në një përgjigje për Kallxo.com ka potencuar se pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Zyrtar Publik, parashihet që të nxirren edhe një sërë aktesh nënligjore, ndër to edhe rregullorja për rekrutimin e zyrtarëve publikë, e cila edhe do të përcaktojë kriteret për konkurset e ndryshme.

Sipas MKRS-së për nxjerrjen e akteve të tilla, përgjegjësinë kryesore e ka Ministria e Punëve të Brendshme (pasi është  bashkuar dhe Administrata Publike e Republikës së Kosovës).

MKRS thotë se e ka përfaqësues të saj në grupin punues për hartimin e rregullores për procedurat e rekrutimit dhe kriteret që do të parashihen për konkurse, dhe procesi është në fazë e hartimit të rregullores në fjalë.

Por, nuk ka folur për ndonjë datë se kur mund të mund të miratohet kjo rregullore.

“Me miratimin e rregullores nga ana e Qeverisë, do të shpallet më pas konkursi për pozitat drejtuese të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Pastaj, për mënyrën e vlerësimit dhe detajet tjera, Këshilli Drejtues i TKK bazuar ne Ligjin për teatrot, është organi përgjegjës për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm dhe drejtorit artistik te TKK. Ministrja tashme ka emëruar Këshillin e ri Drejtues të TKK-së (Referojuni vendimit të mëposhtëm) dhe me funksionalizimin e këshillit do të krijohen kushtet për procedim te konkurseve për drejtoret e TKK”, thuhet në përgjigjet e MKRS-së.

Që nga tetori i vitit i vitit të kaluar TKK-ja është duke u drejtuar me ushtruese të detyrës së drejtorit të përgjithshëm dhe ushtrues të detyrës së udhëheqësit artistik.

Fisnik Ademi, ish-kryetar i KD-së së kaluar të TKK-së ka thënë për Kallxo.com se MKRS Këshilli i kaluar i teatri disa herë i është drejtuar zyrtarisht MKRS me kërkesa për hapjen e Konkursit për zgjedhjen e drejtuesve të TKK-së.

“Ne si KD tri herë i jemi drejtuar zyrtarisht MKRS me kërkesë për hapjen e  konkursit për zgjedhjen e udhëheqësit artistik dhe drejtorit të përgjithshëm por, MKRS nuk i ka marrë në konsideratë kërkesat e KD-së”, ka thënë ai.

Ligjërisht drejtuesit e TKK-së zgjidhen nga KD-ja i këtij teatrin. Sipas nenit 13 të Ligjit për teatrot, dy udhëheqësit e TKK-së zgjidhen me konkurs publik të ciline hap KD-ja. PO ashtu edhe shkarkimin e tyre e bënë këshilli drejtues.

“Udhëheqësit e teatrit zgjidhen me konkurs publik, të cilin e shpall Këshilli drejtues për teatrot kombëtare dhe Komuna për teatrin e qytetit. Emërimin e drejtorit të përgjithshëm dhe udhëheqësin artistik e bën Këshilli drejtues i teatrit.  Shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm dhe udhëheqësit artistik e bën Këshilli drejtues i teatrit”, thuhet në nenin 13 të Ligjit për teatrot.