Rok grupi TNT, pjesë e ‘Hardhfest 2019’

Rok grupi kosovar TNT do të mbajë një koncert në kuadër të edicionit të sivjetmë të festivalit ‘Hardhfest’ që nisë nesër, më 16 gusht 2019 në Rahovec.

Koncerti i TNT do të mbahet të dielën më 18 gusht 2019, dhe pritet që të këndojë hitet më të njohura të prezantuar gjatë viteve.

“Surpriza e sivjetshme për të gjithë pjesëmarrësit, përkrahësit, turistët dhe jo vetëm, është prezenca dhe rikthimi në skenë i hiteve të TNT, në Hardhfest”, thuhet në postimin e Hardhfestit.

Edicioni i sivjetmë i Hardhfest do të nisë nesër, më 16 gusht, dhe do të zgjas9 deri më 18 gusht në Rahovec.

Festivali pritet të sjellë një program me grupe të njohura të muzikës shqiptare dhe të huaj, orë poetike e aktivitete tjera.