Teatri Kombetar

foto; Denis Sllovinja

Rishpallet konkursi për Udhëheqës Artistik në Teatrin Kombëtar

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit  ka rishpallur konkursin për zgjedhjen e Udhëheqësit Artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Sipas njoftimit të MKRS, të drejtë konkurrimi kanë gjithë shtetasit e Kosovës që i plotësojnë kriteret e konkursit.

Personat që synojnë postin e Udhëheqësit Artistik (UA) të TKK-së, ndër të tjerash duhet të kenë diplomë universitare nga fusha e teatrit dhe 5 vjet përvojë punë, siç thuhet në njoftim, relevante.

Periudha e njoftimit për konkursin do të zgjas deri më 28 shtator 2022, ndërsa aplikimi mund të bëhet nga 29 shtator 2022 deri më 13 tetor 2022.

Rishpallja e këtij konkursi vjen pas anulimit të konkursit të kaluarr nga MKRS, më 24 maj 2022 dhe protesës së regjisorit Sokol Plakollit, kandidat në konkursin e anuluar.

Prapaskenat e konkursit për zgjedhjen e Udhëheqësit Artistik të TKK-së, nga akuzat për vjedhje pikësh deri te tërheqjet e kandidatëve