FOTO : Baleti Kombëtar i Kosovës

Rikthehen shfaqjet e Baletit Kombëtar i Kosovës

Gjatë këtij muaji, Baleti Kombëtar i Kosovës do të sjellë reprizat e dy shfaqjeve të baletit, më shumë se gjashtë muaj pas ndërprerjes së dhënies së shfaqjeve për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Të dy shfaqjet e baletit, do të jepen në dy javët e fundit të këtij muaji.

Baleti “Pristine Conditions” me koreografi të Arthur Kuggeleyn do të shfaqet më 22 tetor 2020, ndërkaq baleti  “Recomposed” me koreografi të Christophe Béranger dhe Jonathan Pranlas-Decsours shfaqet më 29.10.2020.

Baleti i Kosovës i është rikthyer punës në fund të muajit të kaluar, pas miratimit të masave lehtësuese anti COVID-19 nga ana e qeverisë të cilat lejojnë punë edhe në teatrot dhe institucionet tjera skenike.

Kreshnik Musolli, ushtrues i detyrës së drejtorit të Baletit Kombëtar, ka thënë për KALLXO.com se BKK-ja ka filluar punën dhe nëse gjithçka shkon si duhet në muajin nëntor ky institucion dot ë sjellë projektin e ri.

“Nëse gjithçka vazhdon si duhet ne muajin nëntor fillojmë projektin e premierës së re”, ka thënë Musolli për KALLXO.com.