Mini-biblioteka "Simone de Beauvoir dhe Jean Paul Sartre" në Prishtinë; Fotografi: ETEA

Rihapet mini-biblioteka në Parkun “Heroinat”

Në Parkun “Heroinat” në Prishtinë sot është ri-funksionalizuar mini-biblioteka e cila mban emrat dhe portretet e dy shkrimtarëve francezë me famë botërore Simone de Beauvoir dhe Jean Paul Sartre.

Organizata ‘ETEA’ ka njoftuar se dy personazhet janë portretizuar nga artistët e “Festivalit të Muraleve.”

Sipas ETEA-s me Aleanca e Francës në Kosovë ka dhuruar dhjetëra tituj librash në gjuhën frënge për mini-bibliotekën.

Simone Lucie de Beauvoir ishte shkrimtare, intelektuale, filozofe ekzistencialiste, aktiviste politik, feministe dhe teoriciene sociale. Ajo ishte një ndër figurat më të më të njohura të teorisë dhe ekzistencializmit feminist.

Ndërsa, Jean-Paul Sartre ishte një filozof, dramaturg, romancier, skenarist, aktivist politik, biograf dhe kritik letrar francez.

Ai ishte një nga figurat kryesore në filozofinë e ekzistencializmit dhe fenomenologjisë, dhe një nga figurat kryesore në filozofinë franceze të shekullit të 20-të dhe marksizmin.

Në tetor të këtij viti ishin rijetësuar mini-bibliotekat në sheshin “Ibrahim Rugova” që mban portretin dhe emrin e shkrimtares së parë shqiptare, Musine Kokalari ndërsa portretin dhe emrin e Ali Podrimës e mban mini-biblioteka në sheshin “Adem Jashari”.

Vitin e kaluar ishin implementuar 12 mini-bibliotekat por ende pa mbushur gjysmë viti që nga vendosja, u vandalizuan, u vodhën e shkatërruan në forma të ndryshme.

Mini-bibliotekat ishin funksionalizuar sipas mënyrës “sill një libër – merr një tjetër”, ku banorët e lagjeve do të kenë mundësinë edhe të huazimit të librit përgjatë qëndrimit në oborrin e lagjes përkatëse.

Degradimi i kulturës përmes shkatërrimit të bibliotekave