Ribotimi i librit për letërsinë nga burgu

I ribotuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, libri “Letërsia nga burgu” i Bajram Kosumit, sjellë të rikompletuar zhvillimin e letërsisë së krijuar në burgjet komuniste këndej dhe andej kufirit.

Në regjimin komunist në ish-Jugosllavi dhe regjimin komunistë në Shqipëri vujatën padrejtësish shumë krijuar shqiptar.

Përmes këtij libri studiuesi i letarve shqipe Bajram Kosumi jep hollësi mbi shkrimet e autorëve të burgosur, të cilët përjetuan tortura nga më të ndryshme.

Akademik Sabri Hamiti ka shkruar se libri i Kosoumit është një dëshmi konkrete shkrimore të ferrit të burgut, në planin individual dhe personal, dhe një teoretizim të këtij lloj të letërsisë në nivel të provës.

Në kuadër të këtij libri janë përfshirë autorë shqiptarë nga ish hapësira Jugosllave dhe Shqipëria në një periudhë kohore që nga fillimi deri në rënien e komunizmit, 1945 -1999.

Libri ka 350 faqe dhe ndahet në tetë kapituj