Rezultatet e PISA-s, reagon Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës ka reaguar përmes një komunikate pas publikimit të rezultateve të testi PISA, i cili Kosovën e rëndit ndër shtetet me rezultatet më të dobëta.

ASHAK, konstaton se shpallja e rezultateve të PISA-s (Program for International Student Assesment/Programi i vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve) ishte një dëshpërim për gjithë qytetarët e Kosovës, por jo për ata që duhet të mbanin përgjegjësinë për dështimin.

ASHAK-u, thuhet më tej në komunikatë, brenda gjatë muajve do të hartojë një dokument gjithëpërfshirës për gjendje në arsim, duke propozuar masat përkatëse.

Njëkohësisht porositë qeverinë në ardhje që të marrë masa duke i mënjanuar nga strukturat vendimmarrëse të gjithë ata që janë identifikuar si bartës të proceseve negative në arsim.

Sipas ASHAK-ut, arsimi është një nga dështimet më të mëdha në Kosovës, por moskokëçarja dhe reagimi i vaktë institucional në këtë rast e bën situatën edhe më dëshpëruese, duke i dhënë asaj përmasa të një krize shoqërore, përfshirë edhe krizën morale.

“Kriza në arsim është kriza më madhe shoqërore kosovare që në fillimet e perspektives së saj, sikundër zhgënjimi dhe braktisja e pashembullt e idealit tonë historik, i mbështetur mbi idetë e iluminizmit dhe emancipimit”, thuhet në komunikatë.

Pos sipas kësaj komunikate, kjo situatë është tregues se vendi është përfshirë prej shumë vitesh në një krizë të mësimit dhe të dijes. Ndërsa potencon se testi PISA nuk mund të merret si komponentë artificiale e arsimit, siç pretendojnë institucionet tona, por është indikatorë që tregon gjendjen dhe se fletë qartë për përgjegjësi, ngase kjo krizë nuk amniston askënd.

“Për të dalë nga kjo gjendje, qeverinë në ardhje e pret një punë e vështirë: të shpallë gjendjen emergjencë kombëtares dhe të marrë masat përkatëse, fillimisht duke i mënjanuar nga strukturat vendimmarrëse të gjithë ata që janë identifikuar si bartës të proceseve negative dhe njëkohësisht duke krijuar mekanizma institucional për ta avancuar procesin arsimor”, thuhet në komunikatën e ASHAK-ut, pas rezultateve dëshpëruese të PISA-së, për Kosovën.

KALLXO.com ka publikuar një varg artikujsh analitik lidhur me rezultat e PISA-s – LINK