Kalaja e Novobërdes. Foto: Kallxo.com

'Restaurimi' me buldozer i Kalasë së Novobërdës, IKMM ndalon punimet

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) ka ndaluar punimet e për restaurimin e mureve të Klasë së Novobërdës që po bëhen nga kompania serbe “Koto”.

Punëtorët e kësaj kompanie serbe ishin rikthyer të hënën që shkoi për të rinisur punimet për sanimin e dëmeve që ishin evidentuar vitin e kaluar pas renovimit të bërë nga kjo kompani, duke përdorur një buldozer me të cilin kishin nisur rrëzimin e fasadës së mureve të kalasë.

Një banor i zonës kishte filmuar një buldozer duke gërryer muret Kalasë dhe kishte raportuar rastin.

Pas këtij rasti, IKMM kishte ndaluar punimet që po kryente kompania serbe dhe kishte kërkuar sqarime nga përfaqësuesi i UNESCO-së dhe ai i kompanisë serbe.

Kalaja e Novobërdes. Foto: Kallxo.com

Drejtori i IKMM Ismet Hajrullahu, i cili të enjten në mëngjes kishte vizituar Kalanë e Novobërdës, ka deklaruar për KALLXO.com se punimet janë ndërprerë për shkak se janë evidentuara punimet të jashtëligjshme nga ana e kompanisë serbe.

“Ne i kemi ndaluar punimet deri në sqarimin e plotë të situatës, pasi që nga fillimi i punimet për renovimin e kësaj kalaje janë bërë në mënyrë të paligjshme dhe jashtë standardeve duke dëmtuar këtë monumente dhe artefaktet e gjetura rreth tij”, ka thënë drejtori Hajrullahu.

Kalaja e Novobërdes. Foto: Kallxo.com
Kalaja e Novobërdes. Foto: Kallxo.com