Regjistrohen rrëfimet e të mbijetuarave të luftës, nga 16 marsi transmetohen në Radio Kosovë

Nga 16 marsi e deri më 19 maj 2020, në ‘Radio Kosova 1’ do të transmetohen 10 audio-drama me rrëfimet e grave të mbijetuara nga torturat gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Këto audio-drama janë krijuar nga organizata “Integra” dhe partnerët e saj, me qëllim që nëpërmes tyre të dokumentohet dhe ruhet një aspekt tejet të rëndësishëm të së kaluarës së Kosovës.

Përmes një komunikate për media, “Integra” ka bërë të ditur se bazuar në librin e kujtesës, “Unë dua të dëgjohem”, janë realizuar 10 audio-drama me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Ky aktivitet, ‘Unë dua të dëgjohem’, i dizajnuar për një audiencë të gjerë, për më shumë se dy muaj rresht do të transmetojë 10 audio-drama në Radio Kosova 1. Kjo seri e audio-dramave do të nisë me datë 16.03.2020, për të vazhduar deri më 19.05.2020”, thuhet në njoftimin e Integras.

Ky projekt, sipas komunikatës së “Integras”, ka për qëllim që nëpërmes prodhimeve specifike të dokumentojë dhe ruajë një aspekt tejet të rëndësishëm të së kaluarës së Kosovës, të avokojë për kauzën e fateve dhe vuajtjeve individuale të grave të torturuara gjatë luftës, dhe përfundimisht të kontribuojë direkt në trashëgiminë audio-vizuele kosovare.

“Trashëgimia e luftës është një prej çështjeve më të ndjeshme që ballafaqohen vendet që kanë kaluar nëpër konflikte apo lufta. Kjo trashëgimi përfshinë shumë aspekte dhe shumë nivele, por më kryesorja konsiston në ballafaqimin me pasojat e luftës të viktimave civile dhe familjarëve të tyre. Duke ditur këtë situatë, kontekstin politik dhe kompleksitetin tematik, dhe brishtësinë e viktimave të torturës gjatë dhe pas luftës, ‘Integra’ me partnerët e saj (forumZFD dhe KRCT) në vitin 2017 ka realizuar një projekt që u përqendrua veçanërisht në grumbullimin dhe dokumentimin e përvojave të vuajtjeve të grave të torturuara gjatë dhe pas kohës së luftës në Kosovë. Projekti është realizuar duke përdorur formatin e librit të kujtesës me titull ‘Unë dua të dëgjohem'”, thuhet në komunikatën e “Integras”.

Orari i prezantimit dhe audio-dramat:

Episodi i parë: “Dhunimi i gjithë lagjes” – premiera më 16.03.2020, ora 17:00, repriza më 17.03.2020,  ora: 20:20 në Radio Kosova 1.

Episodi i dytë: “Dy herë më ka ndodh” – premiera më 23.03.2020, ora 17:00,  repriza më 24.03.2020, ora 20:20 në Radio Kosova 1.

Episodi i tretë: “Rrëfimi i ndarjes nga kolona” – premiera më 30.03.2020, ora 17:00, më repriza 31.03.2020, ora: 20:20 në Radio Kosova 1.

Episodi i katërt: “Skllavja e seksit” – premiera më 06.04.2020, ora 17:00, repriza më 07.04.2020, ora 20:20 në Radio Kosova 1.

Episodi i pestë: “Kthimi i gabuar nga Zvicra” – premiera më 13.04.2020, ora 17:00, repriza më 14.04.2020, ora 20:20 në Radio Kosova 1.

Episodi i gjashtë: “Kurrë ditë s’kam pa” – premiera më 20.04.2020, ora 17:00, repriza më 21.04.2020, ora 20:20 në Radio Kosova 1.

Episodi i shtatë: “Lufta i prishi krejt” – premiera më 27.04.2020, ora 17:00, repriza më 28.04.2020, ora 20:20 në Radio Kosova 1.

Episodi i tetë: “Nuk më mori në Gjermani” – premiera më 04.05.2020, ora 17:00, repriza më 05.05.2020, ora 20:20 në Radio Kosova 1.

Episodi i nëntë: “Nuk desha me hy te ai lokali” – premiera më 11.05.2020, ora 17:00, repriza më 12.05.2020, ora 20:20 në Radio Kosova 1.

Episodi i dhjetë: “Unë, motra, kunata, çikat e tezës, hallës…” – premiera më 18.05.2020, ora 17:00,    repriza më 19.05.2020, ora 20:20 në Radio Kosova 1.

Ekipi i angazhuar në këtë projekt përbëhet nga: Aktoret: Edona Reshitaj, Rebeka Qena, Shengyl Ismaili, Xhejlane Tërbunja. Dramaturg: Visar Krusha.

Kompozitor: Memli Kelmendi. Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi