Ramë Lahaj mban koncert në Prishtinë, themelohet festivali me emrin e tij 

Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj do të mbajë një koncert në Prishtinë, në muaji gusht. 

Koncerti ‘Ramë Lahaj & Friends’  do të mbahet më 7 gusht 2021 në në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë  në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës. 

Por, këtë viti iniciativa e ‘Ramë Lahaj & Friends’ për të performuar në Prishtinë, do të zgjatet, dhe siç bën të ditur vet tenori përmes një postimin në Facebook, për tu bërë një festival operistik. 

“E akoma më shumë më gëzon fakti që kjo iniciativë për herë të parë po zgjerohet më tej, për tu bërë festivali i parë Operistik në Kosovën e para dhe pas luftës, i quajtur ‘Rame Lahaj International Opera’ Festival. Një ëndërr e imja e kahmotëshme – krijimi i një urë lidhëse mes  artistëve të mrekullueshëm vendor dhe atyre ndërkombëtar”, ka shkruar Lahaj në Facebook. 

Festivali RLIOF, ka shkruar më tej Lahaj, do të zgjasë 10 ditë, 29 korrik – 7 gusht 2021, ku do të këtë punëtori mbi teknikat e këndimit dhe interpretimit operisitik 

Postimi i plotë i Lahajt në Facebook: 

 Të dashur miq, 

Jam tejet i lumtur të ju njoftoj se koncerti Rame Lahaj & Friends do të mbahet edhe këtë verë më datë 7 gusht 2021, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Filharmoninë e Kosovës. 

E akoma më shumë më gëzon fakti që kjo iniciativë për herë të parë po zgjerohet më tej, për tu bërë festivali i parë Operistik në Kosovën e para dhe pas luftës, i quajtur Rame Lahaj International Opera Festival. Rame Lahaj Opera Festival 

Një ëndërr e imja e kahmotëshme – krijimi i një ure lidhëse mes artistëve të mrekullueshëm vendor dhe atyre ndërkombëtar. 

Festivali RLIOF do të zgjasë përplotë 10 ditë (29 Korrik – 7 Gusht 2021), ku do të ketë punëtori mbi teknikat e këndimit dhe interpretimit operisitik. Festivali këtë vit do ketë disa koncerte, për të cilat do të njoftoheni gjatë ditëve në vijim. 

Në punëtorinë 5 ditore të këtij viti për këngëtarët e rinjë e në karrierë do të kemi mjeshtrin italian Vito Maria Brunetti, i cili ka trajnuar artistët e mëdhenj të lirikës botërore. Vito Maria Brunetti 

Më të dalluarit e punëtorisë do të performojnë në Koncertin “Neë generation”, kurse studentët e dalluar të puntorisë do të përfitojnë bursa studimi brenda dhe jashtë vendit. 

Të gjithë studentët e interesuar për punëtorinë ftohen të dërgojnë 2 audio/ video materiale jo më të vjetra se 1 vit ne email-in: [email protected] 

Puntoria është e hapur për të gjithë ata që duan të dinë më shumë për artin operistik. Detajet rreth vendit dhe kohës së puntorisë, bashkë me infromatat mbi yjet pjesëmarrëse dhe mbrëmjet performuese të festivalit, do t’i bëjmë të ditur shumë shpejtë. 

Paçit shëndetin.