Ramë Lahaj lë në gjysmë koncertin, shkak vdekja e nënës

Tenori i mirënjohur kosovar, Ramë Lahaj ka lënë në gjysmë koncertin e tij në Prishtinë.

Ai para publikut deklaroi se koncertin e ka ndërprerë për shkak se gjatë ditës së sotme i ka vdekur nëna.

Lajmin për vdekjen e nënës, tenori Lahaj e kishte marr dy orë para se të nis koncerti, mirëpo Lahaj ka deklaruar se nuk ka mundur ta anulonte koncertin.

Sot në ora 20:30 ishte paraparë të mbahet koncerti “Rame and Friends” në të cilin do performonin edhe disa artistë të tjerë.