Rahoveci mbledh për tri ditë krijuesit botërorë të poezisë  

Organizuar nga Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi, nisi sot në Rahovec edicioni i 5-të i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë.

Organizatorët e këtij festivali njoftojnë se pjesë e këtij edicioni janë krijues të shumtë nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës, të cilët do të shpalosin krijimet e tyre më të mira në fushën e krijimtarisë poetike.

Sipas programit, gjatë tri ditëve, më 13, 14 dhe 15 shtator 2019 sa do të zgjas ky festival, do të promovohet krijimtaria letrare e poetit për fëmijë, Jonuz Fetahaj.

Ky festival për pesë vjet më radhë ka mbledhur krijues nga vendet të ndryshme të botës duke i mundësuar krijuesve dhe audiencës vendore njohje me poezinë bashkëkohore që kultivohet në vende të ndryshme të botës.