QKK ndan mbi një milion euro për mbështetje të projekteve filmike për 2019

Mbi 1 milion euro janë ndarë nga Qendra Kinematografike e Kosovës për mbështetje të projekteve filmike për vitin 2019.

Këshilli drejtues i QKK-së javën e kaluar ka miratuar listën prej 29 projekteve filmike të propozuara nga juria vlerësuese e këtij institucioni për mbështetje në fushën e filmit për këtë vit.

Vlera e përgjithshme financiare që këtë viti ka ndarë QKK-ja për mbështetje të projekteve filmike të metrazhit të gjatë, për postproduksion të shkurtër, dokumentar dhe për zhvillim të skenarit, është 1.279,500.00 euro.

Sipas vendimit të QKK-së, prej 29 projekteve të mbështetura, 13 janë projekte filmike të metrazhit të gjatë artistik, të cilët janë mbështetur nga 200 mijë deri 15 mijë euro.

Ndërkaq janë mbështetur edhe tre filma të shkurtër, dy prej tyre me nga 20.000 euro kurse një me 15 mijë euro.

Janë mbështetur edhe katër  dokumentarë të metrazhit të gjatë dhe tri projekte filmike dokumentare të metrazhit të shkurtër.

Gjithashtu QKK-ja ka mbështetur edhe 6 projekte filmike për zhvillim të skenarit.

Këtu mund të gjeni listën e plotë të projekteve filmike të mbështetura nga Qendra Kinematografike për vitin 2019.