Salla e Teatrit Kombëtar. Foto: Kallxo.com

Qeveria zbut masat anti COVID-19, lehtësohet puna në institucionet kulturore

Qeveria e Kosovës ka lehtësuar masat anti-COVID-19, në gjithë vendin.

Vendimi i i ri i Qeverisë për masat e reja për mbrojtjen nga Coronavirusi ka prekur edhe institucionet kulturore.

Sipas vendimit më të ri të Qeverisë për masat kundër pandemisë, institucionet kulturore do të lejohen të punojnë deri në ora 22:00, dhe me 40 % të kapacitetit të hapësirës përkatës për të gjitha aktivitetet.

“Institucionet vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë: Teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muetë, qendrat kulturës me grupe të ngjashme), lejohet të punojnë deri në orën 22:00 duke shfrytëzuar deri në 40 % të hapësirës/sipërfaqes përkatëse për të gjitha aktivitetet (si në shfaqje ashtu dhe në ushtrime” duke respektuar ‘Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19’”, thuhet në vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës, për masat e reja për  mbrojtje nga pandemia e Coronavirusit.