Mbledhja e Qeverisë. Foto:ZKM

Qeveria shtyn afatin e zbatimit të vendimit për pagesa për ritransmetin e materialeve të mbrojtura

Qeveria e Kosovës e ka shtyrë për vitin e ardhshëm afatin e fillimit të zbatimit të vendimit të marrë javë më parë për  pagesat për shfrytëzimin e lëndës së mbrojtur në rastin e ritransmetimit.

Shtyrja është bërë deri deri më 1 prill 2021 me kërkesë të MKRS-së.

“Tarifat përcaktohen si tarifa mujore dhe e shtyn afatin e fillimit të zbatimit të këtij vendimi deri më 1 prill 2021”, thuhet në vendimin e marrë sot nga Qeveria e Kosovës.

Më 19.10.2020 Qeveria e Kosovës nxori vendimin për caktimin e tarifave të përgjithshëm për shfrytëzimin e lëndës së mbrojtur në rastin e ritransmetimit.

Sipas vendimit të qeverisë, tarifat e këtij vendimi bazohen sipas grupimit të kanaleve televizive:

Deri në 70 kanale televizive – 0.30 euro për abonues;

Nga 71 deri në 100 kanale televizive – 0.35 euro për abonues;

Nga 101 deri në 150 kanale televizive – 0.40 euro për abonues;

Mbi 151 kanale televizive – 0.45 euro për abonues.