Manifesta 2022 në Prishtinë- Foto: Manifesta

Qeveria ndan mbi 800 mijë euro për Bienalen ‘Manifesta 14’  

Qeveria e Kosovës ka ndarë 871 mijë e 881 euro për Bienalen ‘Manifesta 14, Prishtina 2022’.

Duke kërkuar miratimin e kabinetit qeveritar, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, tha se Bienalja “Manifesta 14” do të ndikojë në ekonominë dhe në promovimin ndërkombëtar të vendit.

“Shuma prej 371 mijë e 881 eurosh transferohet nga MKRS menjëherë pas aprovimit të këtij vendimi, ndërsa ne zotohemi se shumë tjetër prej 500 mijë eurosh ta transferojmë sipas dinamikës të realizmit të programit të Manifestës gjatë viti 2022”, ka thënë Çeku.

Bienalja e Nomade Evropian, “Manifesta 14” mbahet nga 22 korriku deri më 30 tetor 2022 në Prishtinë.

Artistë nga 32 vende të botës pritet të marrin pjesë në Manifestën e Prishtinës.

Kurse, për të përcjellë aktivitete e ‘Manifestës 14” pritet ardhja e një numri të madh të vizitorëve nga jashtë vendit.

“Manifesta”, Bienalja Evropiane Nomade, është themeluar më 1990. Ajo organizohet çdo dy vjet në qytete të ndryshme të vendeve evropiane.