Lajmërimi për promovimin e librit, ‘Antologji e dramës bashkëkohore në Kosovë’. Foto: QM

Qendra Multimedia boton antologjinë e dramës së sotme në Kosovë

Qendra Multimedia në Prishtinë ka botuar librin “Antologji e dramës bashkëkohore në Kosovë”, në dy vëllime.

Qendra Multimedia ka bërë të ditur se promovimi i kësaj antologjie do të bëhet javën e ardhshme në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

“Të mërkurën më 13 janar 2021 nga ora 12:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës (Salla e vogël), Qendra Multimedia organizon promovimin e dy vëllimeve të ‘Antologji e dramës bashkëkohore në Kosovë’, botuar nga Qendra në fund të vitit që lamë pas”, thuhet në njoftimin e Qendrës Multimedia në Facebook.

Dy vëllimet e antologjisë përfshijnë 16 autorë dhe 16 drama.