Qendra Kinematografike publikon listën e projekteve fituese filmike për 2021

Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur rezultatet e konkursit për mbështetje të projekteve filmike për vitin 2021.

QKK ka mbështetur 22 projekte filmike në kategori të ndryshme për 2021.

QKK-ja ka mbështetur 5 projekte të filmit të metrazhit të gjatë artistik, 4 në kategorinë e koproduksionit minor, 2 në kategorinë e filmit të regjisorëve debutues, 4 projektet për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë, 4 në kategorinë e filmit të  metrazhit të shkurtër artistik, 2 projekte për film të metrazhit të gjatë dokumentar dhe një projekt në kategorinë e filmit të metrazhit të shkurtër dokumentar.

Për dallim nga vitet e kaluara, në njoftim QKK-ja nuk ka bërë të ditura edhe shumat financiare të ndara për projektet fituese.

Këtë viti QKK-ja ka pasur një buxhet të përgjithshme prej 793,53 eurove.