Shkumbin Munishi, drejtor i Seminarit të Gjuhës dhe Kulturës Shqipe

Punime të përzgjedhura të Seminarit të Gjuhës... do të botohen në gjuhën angleze

Një përmbledhje punimesh të zgjedhura që do të prezantohen në edicionin e 38-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare do të botohen në formë libri nga Cambridge Scholars Publishing, në gjuhën angleze.

Lajmi është dhënë nga drejtori i Seminarit të Shqipes, Shkumbin Munishi, në hapjen zyrtare të Edicionit të 38-të të Seminarit të Shqipes.

Revista e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare vite më parë ka marrë numrin ISSN, ndërsa është indeksuar edhe në platformë e revistave shkencore EBSCO.

Deri më tani janë botues 37 edicion të Revistës së Seminarit, në të cilën janë përfshirë punimet e prezantuara nga studiuesit gjatë edicioneve të seminarit.

Botimi i punimeve të seminarit në gjuhën angleze sipas drejtorit të seminari është edhe një mundësi që punimet e prezantuara gjatë këtij seminari të njihen edhe në rrafshin ndërkombëtar.

“Revista e seminarit është revista e vetme e Universitetit të Prishtinës që është e indeksuar në një platformë të rëndësishme të revistave ndërkombëtare. Për më tepër kemi marrë një ofertë nga Shtëpia Botuese Cambridge Scholars Publishing që një përmbledhje e punimeve nga edicioni i sivjetmë i seminarit do të botohen në formë libri në gjuhën angleze”, ka thënë drejtori i Seminarit Munishi.

Po sipas Munishit revista e Seminarit Ndërkombëtar është një prej revistave më të vjetra me jetëgjatësinë më të gjatë në hapësirat shqiptar.