Punëtorët e Ministrisë së Kulturës ndërpresin protestat për objektin

Pas pezullimit të vendimit për zhvendosjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga objekti, punëtorët e kësaj Ministrie kanë pezulluar përkohësisht protestat e tyre.

MKRS-së përmes një komunikate për media bën të ditur se Këshilli protestues i punëtorëve ka pezulluar përkohësisht protestat kundër zhvendosjes së Ministrisë në një objekt privat.

Pezullohet përkohësisht zhvendosja e MKRS nga objekti

MKRS njofton se pas kërkesës nga Këshilli Organizativ i Protestës drejtuar menaxhmentit të lartë të Ministrisë, ka mbështetur tërësisht kërkesën në këtë fazë dhe zyrtarisht i ka kërkuar Ministrisë së Administratës Publike pezullimin e përkohshëm të zhvendosjes, kërkesë kjo që është pranuar nga MAP, e cila çështjen e kohës dhe mënyrën e zhvendosjes e ka lënë në përgjegjësi të menaxhmentit të MKRS-së.

Sipas Ministrisë, Këshilli protestues ka mirëpritur këtë marrëveshje mes dy ministrive, e cila krijon kushte dhe hapësirë për të analizuar edhe njëherë arsyet dhe efektet e zhvendosjes, të cilat mundësojnë një vendimmarrje shumë më të qëndrueshme dhe më të drejtë për të gjitha palët.

“Këshilli Protestues, për shkak të kësaj situate, njofton pezullimin e përkohshëm të protestave të përditshme dhe informon se do të vazhdojë të jetë funksional dhe i gatshëm për të kontribuar në gjetjen e zgjidhjeve adekuate, të cilat nënkuptojnë rishqyrtimin e tërësishëm të planit për vendosjen dhe akomodimin e MKRS -së dhe institucioneve të Republikës së Kosovës” thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Dita e pestë e protestës së punëtorëve të Ministrisë së Kulturës

.