Punëtorët e Ministrisë së Kulturës ende protestojnë ndaj largimit nga objekti

Punëtorët e Ministrisë së Kulturës kanë hyrë sot në ditën e pestë të protestës  për të kundërshtuar largimin nga objekti aktual.

Punëtortt e kësaj ministrie që nga fillimi javës janë duke protestuar çdo ditë në ora 10:00 për disa minuta  ndaj vendimit të Qeverisë që i largon  nga objekti aktual, për t’i bërë vend Presidencës.

Por,  kjo nuk po ndodhë me katin përsipër MKRS që deri më tani ishte në shfrytëzim të ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Tani më kjo ministri është në vlugun e bartjes saj në objektin e ri.

Qeveria e Kosovës, muaj më parë nxori një vendim që objektin, ku vite me radhë funksionoi Ministria e Kulturës dhe ajo e Bujqësisë, t’i kalojë në shfrytëzim Zyrës së Presidentit.

Punëtorët e ministrive pritet të kalojnë në një objekt me qira.

Kallxo.com ju sjellë fotografi nga procesi i punës së bartjes së Ministrisë së Bujqësisë për në objektin e ri