Publikohet programi i Festivalit të Teatrove në Ferizaj

 Shtatë shfaqje të teatrove profesioniste kosovare do të jepen në kaudër të Festivalit të Teatrove në Ferizaj.

Këtë vit, ky festival do të mbahet nga 20 deri më 26 tetor 2021 në Teatrin e Qytetit të Ferizajt, “Adriana Abdullahu” (Teatrit ‘Adriana’).

Sipas organizatorëve, këtë vit do të mbahen dy edicione së bashku, i 50-ti dhe 51-ti.

Vitin e kaluar për shkak të gjendjes me COVID-19 ishte anuluar mbajtja e edicionit të 50-të të këtij festivali.

Sipas programit, festivali hapet më shfaqjen “Vizitë zonjës plakë” të Teatri “Adriana” të Ferizaj dhe mbyllet me shfaqjen “Kosovo for Dummies” të Teatrit të Gjilanit.

Programi  edicionit të 50/51: