Publikohet programi i festivalit ‘ReMusica 2020’

Edicioni i 19-të i Festivalit Ndërkombëtar të Prishtinës “ReMusica” do të mbahet tërësisht në mënyrë virtuale- online për shkak të COVID-19, nga 7 deri më 21 shtator 2020.

Por, pavarësisht rrethanave, organizatorët premtojnë një edicion special, i cili publikut kosovar do t’i mundësojë në rrugëtim drejt sallave evropiane muzikore, përfshirë natyrisht edhe Kosovën.

Organizatorët e festivalit, përmes një njoftimin= në  faqen zyrtaret të festivalit në Facebook kanë bërë publike edhe programin e koncerteve të këtij edicioni të “ReMusica-s”.

Sipas programit “ReMusica” hapet më 7 shator 2020 nga kuarteti, “Ebonit Saxophone Quartet”, siç thuhet në njoftim, drejtpërdrejt nga prestigjiozja Het Concertgebouw Amsterdam, për të vazhduar pastaj çdo natë me prezantim të artistëve dhe grup të njohur shqiptare dhe të huaj, interpretimet e të cilëve do të vijnë nga Salla e Kuqe në Prishtinë dhe ato evropiane.

Program i ‘ReMusica 2020’:

Programi i ReMusica 2020. Foto:Facebook/ReMusica