Publikohet programi i Edicionit të 49-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj

Shtatë shfaqje teatrale nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia do të shfaqen në kuadër të Edicionit të 49-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj që mbahet nga 21 deri më 27 tetor 2019.

Festival i Teatrove në Ferizaj organizohet nga Teatri “Adriana Abdullahu” i këtij qyteti me mbështetje të Komunës së Ferizajt dhe një sërë institucionesh tjera.

Festivali hapet në mbrëmjen e 21 tetorit 2019, me shfaqjen e Teatrit “Hadi Shehu” të qytetit Gjakovë “Shumë zhurmë për asgjë”, me regji të Zana Hoxhës.

Ndërsa, mbyllet më 27 tetor 2019 me shfaqjen e Art- Polis në Prishtinë me shfaqjen “Kanuni i gruas”, me regji të Arlinda Morinës dhe ndarjen e çmimeve të festivalit.

Përveç shfaqjeve gjatë këtij festivali pritet të ketë edhe aktivitete tjera si tryeza, opinione, punëtori e takime tjera rreth skenës teatrore.

Të gjitha shfaqjet fillojnë nga ora 20:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Orari i plotë i shfaqjeve:

Më 21.10.2019

Teatri i Qytetit “Hadi Shehu” Gjakovë

Shfaqja “Shumë zhurmë për asgjë”, regjia: Zana Hoxha.

Më 22.10.2019

Teatri i Tetovës
Shfaqja “Një letër e humbur”, regjia: Kushtrim Bekteshi.

Më 23.10.2019

Teatri “Migjeni” Shkodër
Shfaqja “Zona e pritjes”, regjia: Fatos Berisha.

Më 24.10.2019

Teatri “Adriana” Ferizaj

Shfaqja “UN Inspektori”, regjia: Erson Zymberi.

Më  25.10.2019

Teatri i Qytetit të Gjilanit
Shfaqja “Erdhi Godoja”, regjia: Shkëlzen Berisha.

26.10.2019

Teatri “Avdush Hasani” Podujevë & Instituti për Vetëdijesimin Bashkëkohor
Shfaqja “Ditë Vere”, regjia: Naser Shatrolli.

Më  27.10.2019,

Art Polis, Prishtinë
Shfaqja “Kanuni i gruas”, regjia: Arlinda Morina.