Publikohet orari i aktiviteteve kulturore për shënimin e 12 vjetorit të Pavarësisë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar orarin e aktiviteteve që do të  mbahen me rastin e shënimit të 12 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

MKRS ka bërë të ditur përmes një komunikate për media, se aktivitetet për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës do të mbahen më 17, 18 dhe 19 shkurt 2020.

Gjatë këtyre tri ditëve institucione kulturore kombëtare në bashkërendim me MKRS kanë përgatitur një sërë aktivitetesh kulturore, si: ekspozita, ndarjen të çmimeve letrare për 2019, shfaqje, koncerte e aktivitete tjera.

Aktivitetet do të nisin me hapjen e ekspozitës “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”, organizuar nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Kjo ekspozitë mbahet më 17 shkurt 2020 në ora 11:00. Për të vazhduar pastaj me hapjen e ekspozitës tjetër “Trashëgimia Arkeologjike Adriatiko-Meditariane në Kosovë”, që hapet në të njëjtën ditë, më 17 shkurt në Muzeun Kombëtar.

Po më 17.20.2020, në kabinetin e ministres së MKRS Vlora Dumoshi do të bëhet ndarja e çmimeve kombëtare për letërsinë për 2019.

Agjenda e aktiviteteve për shënimin e Ditës Pavarësisë:

E hënë, 17.02.2020

Ora:11:00

Ekspozita “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”

Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës

Ora: 12:00

Ekspozita arkeologjike “Kosova dhe Adriatiku”

Muzeu Kombëtar i Kosovës

Ora: 13:00

Ndarja e Çmimeve të letërsisë për vitin 2019

MKRS- Kabineti i Ministrit

Ora 17:00

Baleti  “Ngjyrat e vallëzimit”

Teatri Kombëtar i Kosovës

Ora: 20:00

Koncert festiv i AKKV “Shota”

Teatri Kombëtar i Kosovës

E martë, 18.02.2020

Ora:20:00

Shfaqja “Bryma e vdekjes”

Teatri Kombëtar i Kosovës

 

E hënë- mërkurë (17-19.02.2020)

Ora:19:00

Java e filmit shqiptar

Kino ABC