Publikohet lista e përfituesve të thirrjes "rriNshpi me neve" të Komunës së Prishtinës 

56 projekte nga kultura, sporti, inovacioni e edukim janë shpallur fituese të thirrjes së Komunës së Prishtinës,  “’’#rriNshpi me neve”. 

Komuna e Prishtinës ka publikuar listën e fituesve të këtij konkursi dhe fituesi kanë afat që deri më 30 maj të realizojnë projekteve e tyre. 

Shuma minimale financiare që ka përfituar një projekt nga kjo thirrje është 150 euro, kurse maksimale 1,000 euro. Vlera e përgjithshme e konkursit-thirrjes ishte 30.000 euro.   

Projektet fituese, sipas Komunës së Prishtinës do të realizohen/xhirohen nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me partnerë, të cilat, sipas thirrjes së komunës,  do të shfaqen në një nga emisionet televizive, platformat online dhe në rrjetet sociale të Komunës së Prishtinës, gjatë periudhës së pandemisë. 

Thirrja ‘#rriNshpi me neve’, 109 projekte presin mbështetje nga Komuna e Prishtinës

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!