Teatri i Gjilanit

Publikohen datat e mbajtjes së Festivalit ‘Talia e Flakës 2020’

Në kuadër të manifestimit mbarëkombëtar kulturor “Flaka e Janarit 2020”, nga data 22 – 26 janar, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit mbahet festivali i dramës origjinale shqipe “Talia e Flakës 2020”.

Në edicionin e 29-të të këtij festivali do të marrin pjesë teatrot me shfaqjet më të mira dhe dramat e tyre origjinale shqipe nga Kosova e Shqipëria.

Shfaqja “a.y.l.a.n” nga Jeton Neziraj dhe  regji nga Blerta Neziraj do të përfaqësojë teatrin e Gjilanit në edicionin e 29-të të festivalit të dramës origjinale shqipe “Talia e Flakës 2020”.

Përmes një njoftimin në Facebook, menaxhmenit i Teatrit të Gjilanit njofton se festivali ka karakter garues dhe është festivali i vetëm teatror mbarëkombëtar i cili është i profilizuar, në kuptimin që vetëm teatrot, të cilët përgjatë një viti kanë prodhuar shfaqje me tekste a drama të autorëve shqiptarë, mund të marrin pjesë dhe të përfaqësojnë vendet e tyre.

“Kjo e bën Festivalin e Dramës Origjinale Shqipe të vetmin festival teatror i cili ndihmon në zhvillimin e dramës e dramaturgjisë shqipe, inspiron a. Kësisoj, publiku, i cili për çdo vjet, tradicionalsht tashmë, përcjellë me kërshëri e dashuri çdo shfaqje të teatrove mbarëkombëtare, do të ketë mundësinë të shoh shfaqje fantastike nga data 22 – 26 janar 2020”, thuhet në njoftim.

‘Flaka esPRESSo’ dhe ‘Flaka iNTERAKTIVE’ janë dy programet e veçanta të cilat edhe sivjet do të vijnë në kuadër të këtij festivali.