Propozimi kosovar nuk nominohet për çmimin ‘Oskar’

Filmi “Exil” i Visar Morinës nuk ka arritur të përzgjidhet për garën e çmimit “OSCAR”, për edicionin e sivjetmë.

“Exil” përfaqësoi Kosovën në garën për nominim në kategorinë për çmimin më të mirë të huaj.

“Academy of Motion Picture Arts and Sciences”, ka publikuar nominimet për edicionin e 93-të të çmimeve “OSCARS”.

Sipas faqes zyrtare “OSCARS”, ceremonia e 93-të e ndarjes së çmimeve do të mbahet me  25 prill 2021.