Promovohet libri “Mall e lot nga Stambolli” për shqiptarët e Turqisë

Libri “Mall e lot nga Stambolli” me autorë Nazife Prebreza- Thaçi dhe Hamdi Thaçi sjell historinë e familjes Prebreza shpërngulur shumë dekada më parë në Stamboll të Turqisë.

Përmes kësaj monografie jepen të dhëna për Familjen Prebreza në Turqi, me mbiemrin Kosova, rrethana që quan në shpërngulje në shtetin turk.

Për librin kanë folur studiues dhe njohës të çështjes së shpërnguljeve shqiptare, fillimisht nga treva e Toplicës e më pas për në Turqi.

Një nga recensentët e këtij libri, Jusuf Osmani ka pohuar gjatë fjalës së tij, se zhvillimet e fundshekullit të 19-të ishin tragjike për shqiptarët e Toplicës të cilët u detyruan të shpërnguleshin drejtë Kosovës.

“Libri jepte të dhëna me rëndësi për historinë e saj kohe, periudhën e shpërnguljes e deri të vendosja në Turqi, jo vetëm për familjen Prebreza”, ka thënë ndër të tjera Osmani.