Promovohet katalogu i dokumenteve osmane për qytetin e Prishtinës

Mijëra dokumente të periudhës së Perandorisë Osmane për qytetin e Prishtinës që nga 2017-ta janë sistemuar në Arkivin komunal të Prishtinës.

7,519 dosje arkivove me gjithsej 38,598 dokumente që në vjeshtë të 2017 janë sjellë në Prishtinë nga Arkivi i Perandorisë Osmane në Stamboll, të cilat në formë digjitale ruhen në arkivin komunal.

Këto dokumente të cilat pasqyrojnë historikun shumëdimensional të qytetit të Prishtinës janë sjellë me kërkesë të Komunës së Prishtinës.

Për ta bërë më të qasshme dhe më të lehtë përdorimin e këtyre dokumenteve Komuna e Prishtinës ka botuar katalogun e këtyre dokumenteve.

Promovimi i këtij katalogut “Katalogu i dokumenteve osmane në Arkivin komunal të Prishtinës” është promovuar sot nga Komuna e Prishtinës me rastin e shënimit të Ditës së Arkivit.

Drejtues të Komunës së Prishtinës, studiues dhe njohës të arkivistikës kanë vlerësuar punë e bërë për përgatitjen e katalogut, por edhe sjelljen e dokumenteve nga Stambolli.

Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, ka thënë se katalogu ofron të dhëna rreth dokumenteve të administratës osmane, jo vetëm për Prishtinën.

“Në këtë katalog kemi dokumente të listuara me titull dhe me datë. Nga dokumentet e marra mund të mësojmë që nga probleme në fshatrat e Prishtinës, deri te kërkesat ndryshme për shitje gjësendeve, pronave, investimeve publike të kohës dhe dokumente tjera. Këto dokumente janë një burime mjaft me rëndësi për studimin e periudhës osmane“, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa, studiuesi Jusuf Osmani  ka thënë se botimi i këtij katalogu mbi bazën e dokumenteve osmane është një mundësi e mirë për bërjen e një monografie për Prishtinën.

“Dokumentet të tilla janë urë lidhëse në mes të kaluarës dhe të sotmes. Botimi i këtij katalogu ka një rëndësi edhe për botimin në të ardhme të një monografie për qytetin e Prishtinës”, ka thënë Osmani.

Muhedin Nushi, nënkryetar i Komunës së Prishtinës ka folur për procesin e sjelljes së dokumenteve osmane në Prishtinës.

“Meqë Arkivi i Prishtinës përbëhet kryesisht nga dokumente që nga viti 1945 e këndej kemi vlerësuar se pasurimi i arkivit me dokumente nga e kaluara do ta pasuronte atë. Përmes ambasadës turke në 2017 u aranzhuan takime me arkivin osman në Stamboll. Në shtator të 2017 pas një vizite nga Arkivi i Perandorisë Osmane delegacioni ynë u kthye me 7,519 dosje arkivove me gjithsej 38,598  në Prishtinë”, ka thënë ndër të tjerash Nushi.

Sipas Nushit, në arkivin e perandorisë Osmane në Stamboll ruhen ende dokumente për Prishtinë të cilat mbesin për t`u sjellë në të ardhmen.

Agron Islami, osmanolog dhe recensent i katalogut ka pohuar gjatë fjalës së tij se këto dokumente dokumentojë gjithë jetën ekonomike dhe politike të Kosovës.

“Dokumente janë mjaftë të larmishme dhe mbulojë një periudhë më se 450 vjetësh duke filluar nga regjistrimet e detajuara ku më i vjetri i përket vitit 1481”, ka thënë Islami.

Kurse drejtori i Arkivit të Prishtinës, Abaza Makolli ka thënë se katalogu promovohet me rasti e 51 vjetorit të themelimit të Arkivit komunal të Prishtinës.

“Ky promovim bëhet në një ditë të veçantë pasi sot shënohet 51 vjetroi i themelimit të arkivit komunal”, ka thënë Makolli.

Katalogu i botimeve osmane përmbledhë të dhëna për mbi 38 mijë dokumente osmane që kanë të bëjë me Prishtinës, rrethinën, që nga dokumente për çështje pronësore, ankesa e kërkesa të qytetarëve drejtuar administratës së kohës, për muhaxhirët, si edhe për figura e kohës si Isa Boletini, etj.

Katalogu përmbanë edhe të dhëna për muhaxhirët, por edhe për gjendje sociale të gruas shqiptare në kohën osmane.