Teatri Kombetar

foto; Denis Sllovinja

Projektligji për artin dhe kulturën publikohet në platformën për konsultime publike

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka publikuar në platformën për konsultime publike Projektligjin për art dhe kulturë. MKRS synon bërjen e një ligji i cili do rregullojë fushëveprimtarinë e artit dhe kulturës si dhe të përcaktojë rregullat themelore për themelimin dhe funksionimin e institucioneve publike të kulturës në nivel qendror dhe lokal.

Njëkohësisht, edhe bashkëpunimin dhe mbështetjen financiare për institucionet e pavarura të artit dhe kulturës dhe artistëve të pavarur.

MKRS thotë se e vlerëson shumë konsultimin me palët e interesit, dhe komente me sugjerimet do t’ i pres deri më 23.02.2023.

Projektligji për artin dhe kulturën, parasheh shfuqizimin e pjesë dërmuese të ligjeve që rregullojnë funksionimin e institucioneve të kulturës: Ligjin për institucionet e kulturës, Ligjin për Filarmoninë, Operën dhe Baletin e Kosovës: Ligjin për Ansamblin “Shota” dhe për ansamblet e tjera dhe Ligjin për teatrot. MKRS planifikon që fushe veprimtarinë e këtyre institucioneve ta rregullojë me Ligjin e ri për art dhe kulturë.

Gjithashtu ky projektligji parasheh edhe shuarjen e këshillave drejtuese të Institucioneve kulturore dhe themelimin e Këshillit Kombëtar të Arteve, i cili emërohet nga Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrit për kulturën. Një nga detyra e këtij këshilli është edhe përzgjedhja e drejtorëve të institucioneve publike të kulturë.

“(Këshilli) Udhëheq procedurën e rekrutimit të drejtorëve të institucioneve publike të artit dhe kulturës në nivel qendror; I propozon Ministrit emrat e kandidatëve të kualifikuar për drejtor të institucioneve publike qendrore të artit dhe kulturës”-thuhet në 1.1, dhe 1.2 të nenit 12 të këtij projektligji. Me këtë projektligj rregullohen edhe çështja e zgjidhjes së drejtorëve të institucioneve të kulturës.

Projektligji parasheh edhe formimin një Këshilli të Kulturës së Pavarur, i cili emërohet nga ministri i kulturë edhe do të shërbej si është organ këshillëdhënës për ministrin.

Projektligji i ri për art dhe kulturë parasheh edhe themelimi dhe funksionimi i muzeve, siguria, koleksionet dhe rrjeti i muzeve në vend.