Problemet globale përmes dramës në Ferizaj

“Derisa vdekja nuk na ndanë” me regji të Fatos Berishës do të shfaqet premierë sot në ora 20:00 në Teatrin “Adriana Abdullahu” në Ferizaj.

Kjo shfaqje në  mënyrë metaforike pasqyron problemet që sot përballen shoqëritë globale dhe fatin e individit.

Drama me tekst të Nina Horvat trajton ballafaqimet e personazheve në purgator.

Katër persona të cilët vdiqën dhunshëm, janë në terapi grupore në purgator. Psikiatri përpiqet t’i ndihmojë ata që të pajtohen me mënyrën e vdekjes së tyre, që të pushojnë në paqe. Pacientët nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë dhe nuk përmirësohen. Pas kësaj, psikiatri vendos që t’i përballë ata me vrasësit e tyre.

Në shfaqje luajnë Shpëtim Selmani, Vjosa Abazi, Nexhat Xhokli, Edona Berisha, Arben Marevci, Blin Sylejmani, Gresa Gashi, Donika Zeqiri, Valdrin Osmani, Dashnim Rexhepi.