‘PriFest’-i publikon programin e filmave në kategorinë ‘Let It Be’
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, (PriFest) ka prezantuar programin “Let It Be”, kategori kjo dedikuar filmave me tematikë për komunitetin LGBTIQ.
Edicioni i 13-të i “PriFest”-it mbahet nga 24 deri më 29 gusht 2021.
Përmes një njoftimi për media, “PriFest” bën të ditur se këtë edicion në kategorinë ‘Let It Be’ do të prezantohen 6 filma të metrazheve të ndryshme, 4 prej të cilave janë premiera botërore.
Programi i këtij viti i ‘Let It Be’ vjen në bashkëpunimin me QMIFF dhe projektin dy vjeçar ‘Youth Artivists for Change’, i mbështetur nga qeveria holandeze.
Lista e filmave përbëhet nga 4 dokumentarë të prodhuar nga kineastë kosovarë me mbështetjen e grantit ‘Impact Your Doc’.
Lista e plotë e programit “Let It Be”:
1 “Silent voice” në regjinë e Reka Valerik,
Francë/Belgium, 51 min,
- “March for dignity”, në regjinë e John Eames,
Gjeorgji, 74 min. - “Free at last” në regjinë e Arlind Islamit,
Kosovë/ Holandë, 13 min. - “Through the haze” në regji të Valmir Krasniqit,
Kosovë/ Holandë, 25min. - “Mirror nën regjinë” e Alma Çoçajt,
Kosovë/ Holandë, 18 min. - “How, where and when” në regjinë e Armend Zeqirit,
Kosovë/ Holandë, 22 min.