Pamje nga konferenca për gala mbrëmjen “Rame Lahaj & Friends”. Foto: KALLXO.com.

Prezantohen tre tenorët e gala-mbrëmjes 'Rame Lahaj & Friends'

Edicioni i 4-të i Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Ramë Lahaj” (Rame Lahaj International Opera Festival -RLIOF) mbyllet më 02.08. 2024, me gala-mbrëmjen “Rame Lahaj & Friends”, që mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë nga ora 20:30.

Për të shpalosur detajet nga programi i koncertit të nesërm, por edhe koncerteve të mbajtura deri tani gjatë këtij edicioni, protagonistët e gala-mbrëmjes, “Rame Lahaj & Friends”, tenorët: Ramë Lahaj, Charles Castronovo, Murat Karahan, dirigjenti Sascha Goetzel, Meriton Ferizi, ushtrues i detyrës së drejtorit të Opera e Kosovës, Meriton Ferizi dhe koordinatori i RLIOF, Besmir Vokopola, kanë mbajtur më 01.08.2024, një konferencë për media në Galerinë e Fakultetit të Arteve të UP-së.

Kësaj konference i janë bashkëngjitur edhe Donika Gërvalla, ministre e Punës të Jashtme dhe Diasporës dhe Jehona Lushaku, nënkryetare e Komunës së Prishtinës.

Themeluesi i festivali RLIOF, Rame Lahaj tha gjatë kësaj konference tha se nuk ka qenë e lehtë arritjet që ka shënuar RLIOF gjatët këtyre edicioneve, duke pasur parasysh traditën e paktë të Kosovës në muzikën operistike dhe mungesën e sallave koncertale.

“Na kemi me bë presionin, me Operën, që shteti, komuna dhe sektori privat me na ndihmu me një sallë koncertale, apo një auditorium ku madje i mbeldhim të gjithë së bashku edhe Operën edhe Baletin, Filharmoninë e Ansamblin popullor”- tha ai, duke shtuar se forma më e mirë për të bërë presion është mbajtja e koncerteve në sheshin e Prishtinë me artistët e huaj.

Kurse, ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla tha se RLIOF është kthyer në një preje aktiviteteve më të rëndësishme kulturor të Kosovës. Ajo tha se Lahaj është më meritori për ndërkombëtarzimin e kulturës kosovare në rrethet e larta të skenën kulturore botërore.

“Gjatë një takimi me një prej ikonave oepristike botërore e ftova të vizitojë Kosovën, filloi të më tregojë se për shkak të moshës lëvizjet i ka të kufizuara, por ku i tregova se Rame Lahaj vjen nga Kosova, më tha: ‘Oh, a mund të vijë verën tjetër. Kështu që bashkë me Lahajn jemi duke punuar për të sjellë në Kosovë një prej ikonave të muzikës operistike’”- tha ajo.

Nënkryetarja e Prishtinës, Jehona Lushaku, tha se komuna ka vënë në shërbim burimet e saj për të ndihmuar në organizmin e këtyre ngjarjeve.

“Kemi disa arsye që kemi mbështetur festivalin (RLIOF) para së gjithash për t’i shtuar ngjyrat kulturore kryeqytetit, ndërkombëtarizmin e kulturës për brenda kryeqytetit, por edhe promovimit të vlerave tonë të muzikës klasikes dhe për ta shndërruar Prishtinën në një pikë takimi të vlerave kulturore ndërkombëtare”- tha ajo.

Nga një fjalë rasti mbajtën edhe tenorët: Charles Castronovo, Murat Karahan dirigjenti Sascha Goetzel, dhe u.d. drejtori i Operës, Meriton Ferizi, të cilët vlerësuan bashkëpunimin me RLIOF dhe mundësinë për të performuar para publikut kosovar.

Ndërkaq, koordinatori i RLIOF, Besmir Vokopola tha se gjatë koncertit të nesërm tenorët me famë botërore Lahaj, Castronovo, Karahan do të paraqiten me një program të larmishëm më vepra të autorëve njohur të muzikës operistike shqiptare e botërore.

Në koncertin e nesërm “Rame Lahaj & Friends”, tre tenorët  Lahaj, Castronovo dhe Karahan do të shoqërohen në skenë nga Orkestra e Operës së Kosovës, e udhëhequr nga dirigjenti Sascha Goetzel

Edicioni i 4-të i RLIOF, që po mbahet me moton “T’ knoft zemra” nisi më 21.07.2024, me ekspozitën “A thua ëndërr ishe ti” me kryeveprat e artistëve kosovarë. Deri më tani në kuadër të këtij festivali janë mbajtur edhe mbrëmjeve muzikore si “Nexhmije Pagarusha” kushtuar muzikës shqipe;  “Opera Night”; “Ensemble Evening” dhe koncerti me artistë të rinj, “New Generation”.