Presidenti Thaçi dekoron koreografin Fehmi Shaqiri

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar sot me çmimin “Mjeshtër i Merituar”, koreografin Fehmi Shaqirin.

Lajmi për dekorimin e Shaqirit është bërë i ditur nga vet presidenti Thaçi përmes Facebook-ut

“Me çmimin “Mjeshtër i Merituar”, sot e dekorova Fehmi Shaqirin, i cili me dekada të tëra ka kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare. Ai i ka dhënë shumë kulturës sonë në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në diasporën shqiptare. Familja Shaqiri në vazhdimësi ishte e angazhuar për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar”, ka shkruar Presidenti në Facebook.