Biblioteka e Qytetit të Podujevës

Podujeva bëhet me bibliotekë

Biblioteka e qytetit të Podujevës e cila u rrënua në tetor të 2018-ës, tani më është zhvendosur në objektin e vjetër të kësaj komune, me numër të librave dhe hapësirë më të madhe për lexuesit e saj.

Sipas përgjegjësit të kësaj biblioteke Ibrahim Cakajt, gjithçka është gati sa i përket inventarit.

”Na faktikisht jemi në punë, por tani për shkak të pandemisë̈ jemi duke pritur vendim nga Ministria e Kulturës për ta hapur atë (bibliotekën) për lexues”, deklaroi Cakaj, për Kallxo.com

Ai shtoi se deri më tani janë̈ rreth 11,700 tituj dhe gjashtë punëtorë, të cilët janë të klasifikuar në sektore të ndryshme.

”Është zyra për prokurimin e librit, sektori për të rritur, për fëmijë dhe salla e leximit. Është klasifikuesja e librit, inventarizuesja e librit dhe punëtorët e sallës së leximit. Pra edhe dy punëtorë, njëri në sektorin për fëmije dhe tjetri për të rritur”, është shprehur ai.

Për dallim nga objekti i vjetër, tani nxënësit dhe studentët kanë mundësi të shfrytëzojnë edhe sallat e leximit, me gjithsej 50 ulëse.

Ndërsa sa i përket procedurës së regjistrimit, ai tregon se lexuesit i ofrohet mundësia për 15 ditë ta shfrytezojë librin, dhe se deri në fund të këtij viti do të jetë falas.

”Për këtë vit nuk kemi caktu çmim, për arsye se vitin e kaluar është mbyllur në gusht, kështu që besoj që këtë vit kemi me i regjistru gratis deri në fund të vitit, e pastaj në vitin e ardhshëm varet prej komunës, sepse ajo na financon dhe mundet me vendos”, tregon përgjegjësi i bibliotekës.

Cakaj tregon se edhe ky objekt është i përkohshëm pasi që parashihet që në pjesën nga Gjykata e  vjetër të ndërtohet Shtëpia e Kulturës dhe në kuadër të saj edhe biblioteka e qytetit.

Objekti i bibliotekes në qytetin e Podujevës u rrënua në tetor të 2018-s, për të mundësuar ndërtimin e “Rrugës së Xhamisë”, rrugë kjo që do të shërbejë si unazë e brendshme e qytetit.

Biblioteka e Qytetit të Podujevës
Biblioteka e Qytetit të Podujevës
Biblioteka e Qytetit të Podujevës
Biblioteka e Qytetit të Podujevës
Biblioteka e Qytetit të Podujevës
Biblioteka e Qytetit të Podujevës