Pianistja Lule Elezi hap sot sezonin e ri artistike të Filharmonisë së Kosovës

Filharmonia e Kosovës nis sot sezonin e koncerteve 2019-2020 me koncertin pianistik të Lule Elezit, nën drejtimin e dirigjentit gjerman Boian Videnoff.

Koncerti mbahet në ora 20:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinës.

Solistja e mbrëmjes së sotme e koncertit të Filharmonisë, Lule Elezi do të interpretojë pesë nga vepra për piano dhe orkestër e kompozitorit norvegjez Eduard Grieg.

Ndërkaq, pjesa e dytë e koncertit të Orkestrës së Filharmonisë është e rezervuar për Simfoninë e 9-të në e-mol, të kompozitorit çek Antonín Dvořák, ndryshe e njohur si simfonia “Nga bota e re”.

Pianistja Elezi është një prej pianisteve më të suksesshme kosovarë, duke qene pjesë e shumë prezantimeve ndërkombëtare.