Anila Aliu. Foto: Facebook/Anila Aaliu

Pianistja Anila Aliu fiton vendin e parë në konkursin e muzikës klasike në Nju Jork

Studentja e vitit të tretë të drejtimit të pianos në Fakultetin e Arteve në Prishtinë të UP-së, Anila Aliu, nga klasa e prof. Valbona Pula – Petrovci ka fituar çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar, “Golden Classical Musical Awards” në Nju Jork në SHBA.

Pas këtij suksesi, pianistja Aliu do të prezantohet me performancë pianistike në korrik të vitit 2021 në sallën e mirënjohur “Carnegie Hall” në Nju Jork.

“Jam më se e gëzuar të shpallem fituese e vendit të parë dhe çmimit special, për të performuar në një ndër sallat më prestigjioze botërore CARNEGIE HALL në Nju Jork në korrik të vitit 2021!”, ka shkruar Anila Aliu në Facebook, pas suksesit të arritur në Nju Jork.

‘Golden Classical Awards’. Foto Facbook/Anila Aliu