Përmes Facebook-ut jepet sot baleti 'Le Corsaire'

Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq sot në mbrëmje në faqen e tij zyrtare në Facebook, baletin “Le Corsaire”. 

Shfaqja do të jepet në versionin online/livestream duke filluar nga ora 19:00. 

Baleti “Le Corsaire”, me koreografi të Izrael Rodriguez, është vënë në skenë në tetor të 2018 nga Baleti Kombëtar.  

Nga mesi i muajit prill BKK-ja çdo të enjte është duke bërë transmetimin e shfaqjeve nga repertori i tij në faqen zyrtare në Facebook.  

 Për shkak të Coronavirusit Baleti Kombëtar që nga 13 marsi i këtij viti ka ndërprerë aktivitetet.