Përfundon festivali 'CineUP', ndahen çmimet për më të mirët  

43 çmime janë ndarë në ditën e fundit të  Festivali Ndërkombëtar Studentor, “CineUP” që u mbyll të dielën pas 5 ditëve me prezantimin e dhjetëra filmave të metrazhit të shkurtër të studentëve të Fakultetit të Arteve.  

Çmime janë ndarë në katër kategori, sipas viteve të studimet të Degës së regjisë së filmit dhe TV-së të emërtuar sipas personaliteteve që kanë lënë gjurmë në kinemanë shqiptare. 

“Çmimi për Vepër jetësore” iu nda regjisorit Atdhe Gashi, ndërsa mirënjohje u ndanë edhe mirënjohje për Enver Petrovcin, Luna Dakën, Selman Lokajn, Selami Tarakun, për kontributin e tyre në fushën e filmit. 

Juria në përbërje të Enver Petrovcit kryetar dhe anëtarëve Luan Daka, Sylejman Kllokoqi, Arbnesha Nixha-Grabovci, Arian Krasniqi ndanë 43 çmime në katër kategori për studentët dhe ish- studentët e Degës së regjisë së filmit dhe TV-së së FA-së.  

Në  kategorinë e Diplomës, Çmimin “Bekim Fehmiu” për filmin më të mirë e mori Shkëlzen Sylejmani për filmin  “Thundra”, çmimin “Besim Sahatçiu” për regjinë më të mirë e mori Fisnik Muji me “Dita e pensionimit”, çmimin “Vath Koreshi” për skenarin më të mire e mori Shkëlzen Sylejmani për filmin “Thundra”.  

Çmimi ‘Melihate Ajeti” për aktoren më të mirë i takoi Ilire Vincës për rolin në filmin “Dita e pensionimit”, ndërkaq çmimin “Faruk Begolli’ për aktorin më të mirë e mori Selman Lokaj për rolin në filmin “Thundra”, çmimi ‘Fatos Kastrati”- Kamera më e mire, e mori Bujar Zeqiri për filmin “Thundra”.  

Çmimin  “Nuredin Loxha”-  skenografia më e mire e mori Dhurim Ismaili-Dajki, për filmin “Thundra”, Kurse çmimin për Kostumografinë më të mirë e mori Valdete Mustafa për filmin “Dita e pensionimit”. 

Në  kategorinë e vitit të tretë,  Çmimin “Bekim Fehmiu” për filmin më të mirë e mori Elhami Gjeli për filmin  “The last cigarette”, çmimin “Besim Sahatçiu” për regjinë më të mirë e mori Loreta Bërbatovci me “Horizonti i nëntë”, çmimin “Vath Koreshi”, për skenarin më të mirë, Pashtrik Brahaj dhe Mirak Zymberaj për filmin “Ikja”. Çmimin ‘Melihate Ajeti” për aktoren më të mirë i takoi Donika Ahmetaj për rolin filmin “ The last cigarettte”. 

Kurse  çmimin “Faruk Begolli” për aktorin më të mirë e mori Bislim Muçaj për rolin në filmin “Horizonti i nëntë”, çmimi për kamerën më të mirë “Fatos Kastrati” e mori  Bujar Zeqiri për filmin “Tre”, çmimin “Rauf Dhomi” për muzikën më të mirë e mori  Andin Randobrava për filmin ‘Tre”. Çmimi “Nuredin Loxha” për  skenografinë më te irë, Deltina Syla, për filmin ‘Horizonti i nëntë”. 

Kategoria e vitit të II -të,  Çmimin “Bekim Fehmiu” për filmin më të mirë e mori Doki Qerimi me filmin “rrota”, çmimin “Besim Sahatçiu” për regjinë më të mirë e morin Hana Bucaliu me filmin “Mollkuqja”, çmimi “Vath Koreshi”, për skenarin më të mirë shkoi për Brikena Sopi dhe Ermal Duli për filmin “Beautifu Pain”.  

Çmimin  për aktoren më të mirë, ‘Melihate Ajeti” e mori Melihate Qena për rolin filmin “Rota”, kurse çmimin “Faruk Begolli” për aktorin më të mirë e mori Blin Sylejmani për rolin në filmin “Silent”, çmimi për kamerën më të mirë “Fatos Kastrati” e mori Ermal Duli për filmin “When the water calls”. 

Ndërkaq çmimi për montazhin më të mirë “Xhelal Dobreqani i takoi Burim Baftiut për filmin “Hapësira të hirta”. Jon Spaqi e mori çmimin “Efektet digjitale më të mira për filmin “Drita Blu, kujdestarja e fëmijëve dhe burri nga kati sipër”.  

ÇmimiNuredin Loxha” – Skenografia e mirë, e mori Dhurim Ismaili- Dajki për filmin “Rota”. Ndërkaq çmimin për konstumografnië e morin Florinda Dulahu për filminMollkuqja”.  

Çmimi “Rauf Dhomi”- Muzika më e mire, Hansa Bucaliu për filmin “Mollkuqja”, çmimi i Publikut shkoi për Vesa Potera për filmin “Lojë”.  Kurse, çmimin Skenari më i mirë i adaptuar e mori Gentrit Syla me filmin “Kush e solli Doruntinën”.  Çmimi special i jurisë iu dha Auron Myftarit për “Premire”. 

Kategoria e vitit të I -të,  Çmimin “Bekim Fehmiu” për filmin më të mirë e mori Drita Shaqiri me filmin “Orchestra”, çmimin “Besim Sahatçiu” për regjinë më të mirë e mori Sovran Ndrecaj me filmin “Kulla e prisht”, çmimi “Arzana Kraja” e mori Albin Salihu për filmin “Shumë torte për një ditëlindje”, çmimin “Vath Koreshi”, për skenarin më të mirë shkoi për Drita Shaqiri me filmin “Orchestra”.  

Çmimin  për aktoren mirëMelihate Ajeti” e mori Yllka Berisha për rolin filminGjurmë”, kurse çmimin “Faruk Begolli” për aktorin mirë e mori Arben Bajgora për rolin filminLyrja”, çmimi për kamerën mirëFatios Kastrati” e mori Gazmend Bajri për filmin “I joti”. 

Ndërkaq, çmimi për Montazhin më të mirë “Xhelal Dobreqani” i takoi Alper Ziglir për filmin “Goditja”. Çmimin “Efektet digjitale më të mira” e mori Donart Zymberi për filmin “Bzzz”. Çmimi “Nuredin Loxha” – Skenografia më e mirë shkoi për Durime Bajrami për filmin “Sara”.  

Ndërkaq çmimin për konstumografnë e mori Albana Nila për filmin “I joti”. 

 Festivali Ndërkombëtar Studentor ‘CineUP” ka mbajtur edicionin e Parë onlin nga 4 deri më 10 maj me prezantim të filmave të studentëve të Fakultetit të Arteve të UP-së.