Paralajmërohet bojkotimi i mësimit në shkollën fillore, ‘Gjon Serreçi’ në Ferizaj

Këshilli i prindërve të shkollës fillore, “Gjon Serreçi” në Ferizaj ka vendosur që nga e hëna të bojkotohet  mësimi  në këtë shkollë.

Përmes një njoftimi për media, ky këshill, i cili përfaqëson kryetarët e prindërve të klasave të kësaj shkolle, vendimin për bojkotim të mësimit e mori pasi Komuna e Ferizajt, nuk gjeti zgjidhje në kërkesat e tyre.

Këshilli bën të ditur se i kishte kërkuar komunës që të gjente zgjidhje, për një mbarëvajtje të rregullt mësimore për nxënësit e kësaj shkolle.

Sipas njoftimit, këshill ka pasur një takim në fillim të kësaj jave me përfaqësuesit e komunës, të cilëve edhe u ka paraqitur disa kërkesa.

“Këshilli paraqitur tri kërkesa: Të bëhet orari mësimor i plotë siç është në ligjet Republikës së Kosovës (si mbahen procesi mësimore në tërë shkollat) dhe udhëzimet e arsimit prej 40 – 45 minuta; Të largohet nga objekti shkolla e mesme e mjekësisë ‘Elena Gjika’ që të kalojë në ndonjë objekt tjetër; Mos të barten asnjë klasë nga objekti i shkollës”, thuhet në njoftim. Por, komuna nuk është përgjigjur në kërkesat këshillit.

Andaj këshilli ka marrë vendin për bojkotimin e mësimit nga e hëna e ardhme, 14.02.2022.

“Këshilli i kryetarëve të prindërve të klasave, ka marr veprimin e bojkotimit të procesit mësimor deri në plotësimin e kushteve për mbajtën e procesit mësimore të rregullt siç është paraparë edhe me ligjet e Republikës së Kosovës, më orar të plotë nga 40 deri 45 minuta”, thuhet në njoftim ndër të tjerash në njoftim.

Këshilli bën të ditur se nëse komuna nuk gjen zgjidhje për do t’i drejtohet instanca më të larta shtetërore të vendit.

Ditë më parë KALLXO.com raportoi për probleme me të cilat janë duke u ballafaquar nxënësit e shkollës “Gjon Serreçi” në Ferizaj.

Nxënësit refuzojnë të kthehen në objektin e vjetër të shkollës ‘Gjon Sereçi’