Ermonela Jaho. Foto: Bayerische Staatsoper

Opera e Mynihut do të transmetojë koncertin ku performon Ermonela Jaho 

Nga 3 gushti, për një javë Opera Shtetërore Bavareze në Mynih (München) në Gjermani, do të transmetojë koncertin në të cilin performon sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho. 

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho ka performuar të premten e kaluar në skenën e Operës Shtetërore Bavareze në Mynih, përkrah emrave të njohur muzikës operistike evropiane.  

Ky koncert special është mbajtur me rastin e lamtumirës së drejtuesit të Operës së Mynihut. 

Koncerti do të transmetohet falas në platformën www.staatsoper.de/on-demand, nga 3 gushti, për një javë, duke filluar nga ora 19:00. 

Njoftimi është dhënë nga Opera e Mynihut, në Facebook, por edhe nga vet sopranoja e njohur shqiptare, Jaho përmes llogarisë së saj në Facebook. 

Ermonela Jaho është një prej sopranove më të njohura sot në skenën e muzikës operistike në Evropë.