Foto: Goga Bardha

"Njeriu në Fokus" është hapur në stacionin e trenit në Ferizaj

Në Ferizaj është hapur ekspozita ndërkombëtare e fotografisë me titull “Njeriu në Fokus” nga fotografi  Hazir Reka, e vendosur në Stacionin e Trenit në këtë qytet.

Fotografi Hazir Reka tha për Kallxo.com se të përbashkëtat mes stacionit,trenit dhe fotografitë e lidhin organizatorin shumë me këtë lokacion.

‘’Stacioni i Trenit ku edhe është e hapur ekspozita ka shërbyer për me bartë, po flas para luftës, ka lëvizur prej Kosovës në Europë dhe prej Europës në Kosovë ,deri në fillimin e luftës.Me fillimin e luftës i njëjti tren i ka bartë refugjatët nëpër vende të tjera të botës’’,tha Hazir Reka.

Arsyeja pse kjo ekspozitë titullohet “Njeriu në Fokus”, sipas Rekës është vetë njeriu i cili është personi kryesor në çdo lëvizje dhe shkeljet të cilat i janë bërë atyre në periudha të ndryshme.

Fotografitë janë në vite të ndryshme.

‘’Fotografitë janë të vendeve të ndryshme, të Shqipërisë,Sllovenisë,,Kroacisë,Maqedonisë’’, tregoi Reka.

Ekspozita është e hapur nga dje dhe do të vazhdojë  deri më 12 tetor në Stacionin e Trenit në Ferizaj.

FOTO: Goga Bardha
FOTO: Goga Bardha