Një punëtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës preket nga COVID-19, vetizolohet i tërë stafi

Një punëtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës ka dalë pozitiv me COVID-19, çka ka bërë që i gjithë stafi i Galerisë Kombëtare të vetizolohet dhe të presin për testim. 

Drejtoresha e GKK-së, Arta Agani, ka konfirmuar për KALLXO.com se një punëtor i Galerisë ka dalë me COVID-19. 

“Ne sot e kemi kuptuar që një punëtor është prekur me COVID-19, dhe në momentin që e kam kuptuar këtë u kam rekomanduar punëtorëve që të vetizolohen dhe nga nesër të mos dalin në punë deri sa ta kryejmë testimin për coronavirus”, ka thënë Agani. 

Ndërkohë Galeria ka shtyrë për një javë hapjen e ekspozitës “Bienalja ndërkombëtare e vizatimit”, e planifikuar që të hapet të enjten. 

Hapja e kësaj ekspozite do mbahet më 18 qershor ora 20:00.