Komuna e Gjilanit, Foto: Komuna e Gjilanit

Një javë më herët e anuluan, Komuna e Gjilanit hap përsëri thirrjen për mbështetjen e OJQ-ve

Komuna e Gjilanit ka rihapur thirrjen publike për mbështetje të Organizatave jo Qeveritare dhe individëve në kulturë, sport dhe rini.

Kjo thirrje vjen pas anulimit të thirrjes së mëparshme në të cilën janë gjetur parregullsi, ku familjar të personave që kishin qenë në komision përzgjedhës kishin fituar projekte.

Sipas kësaj thirrje, të drejtë aplikimi kanë të gjitha OJQ dhe individët që dëshmojë se veprojnë dhe realizojnë aktivitetet e tyre në Komunë e Gjilanit.

OJQ dhe individë mund të konkurrojnë vetëm në njërën nga 4 kategoritë e kësaj thirrjeje:

  1. Mbështetje për projektet e aktiviteteve të kalendarit vjetor 2022; ku shuma e minimale për mbështetje për një përfitues në këtë kategori është 500 euro, kurse më e larta 6 mijë euro;
  2. Projekte artistike, krijuese të të gjitha formave. Shuma totale e mbështetjes në këtë kategorie është 70 mijë euro. Shuma maksimale për mbështetjes për një projekt për OJQ-që është 6 mijë euro, kurse minimalja 500 euro. Kurse, shuma maksimale për mbështetjes për një projekt për individë është 1 500 euro, kurse minimalja 500 euro;
  3. Projektet në fushën e sportit të të gjitha disiplinave. Shuma totale e mbështetjes në këtë kategorie është 120 mijë   Shuma maksimale për mbështetjes për një projekt për OJQ-që është 8 mijë euro, kurse minimalja 500 euro. Kurse, shuma maksimale për mbështetjes për një projekt për individë është 1 500 euro, kurse minimalja 500 euro;
  4. Projektet e rinore. Shuma totale e mbështetjes në këtë kategorie është 25 mijë euro. Shuma maksimale për mbështetjes për një projekt për OJQ-që është 6 mijë euro, kurse minimalja 500 euro. Kurse, shuma maksimale për mbështetjes për një projekt për individë është 1 500 euro, kurse minimalja 500 euro.

Sipas thirrjes, vlerësimi i projekt-propozimeve do të zhvillohet në dy faza: vlerësimi administrativ dhe vlerësimi përmbajtjesor.

Afati i fundit për aplikim është 15 ditë pune nga dita e shpalljes së kësaj thirrje.

Rihapja e kësaj thirrje për mbështetjet projekteve të OJQ-ve dhe individëve, vjen pas anulimit të thirrjes së parë të hapur në shkurt në këtij viti pasi, për shkak të parregullsive gjatë përzgjedhjes së projekteve të OJQ-ve dhe individëve.

KALLXO.com par raportuar se në shkas për anulimin e thirrjes ishin dyshimet për konflikt interesi. Pasi, dyshohet e ish- anëtarë të komisionit që bënë përzgjedhjen e projekteve kishin mbështetur projektet e familjarëve dhe të afërm të tyre.

‘Tollovia’ me mbështetjen e OJQ-ve në Gjilan